Horoskopi ditor, e enjte 12 tetor 2023

Horoskopi ditor, e enjte 12 tetor 2023

Dashi

E nesërmja është një ditë pa ndonjë rëndësi të veçantë për ju. Megjithatë, nga nesër (e premte), Afërdita nuk do të jetë më në opozitë dhe dalëngadalë gjërat do të përmirësohen. Jini të durueshëm sidomos në dashuri.

Demi

Në këtë ditë të enjte do të keni shumë gjëra për të bërë dhe zgjidhur në nivel ligjor, administrativ apo burokratik. Përfitoni nga momenti për të ndryshuar diçka në jetën tuaj, si për shembull zhvendosja e shtëpisë apo edhe e qytetit.

Binjakët

Gjërat po ndryshojnë për mirë dhe në fund të nëntorit Jupiteri do t’i japë fund pengesave dhe nuk do t’i keni më të gjitha ato barriera. Më në fund do të ketë lajme të mira në punë. Ndjenjat janë gjithashtu në aspekt të mirë.

Gaforrja

Do të keni një ditë që ju përgatit për një periudhë rikuperimi në dashuri. Në fakt, nga nesër Afërdita do të fillojë të kalojë tranzit nëpër shenjën tuaj. Më shumë stres në punë.

Luani

Jeni pak të lodhur, por gjithsesi gjërat po shkojnë më mirë në punë. Në dashuri keni disa vështirësi që nuk po dini t’i largoni. Beqarët aktualisht preferojnë të jenë vetëm. Ju mund të jeni pak të zemëruar me dikë që nuk ka treguar se ju beson.

Virgjëresha

Jo vetëm e nesërmja do të jetë një ditë e mirë për ju, por e gjithë pjesa tjetër e javës në të cilën do të keni shumë mundësi për të shfrytëzuar. Ka zhvillime pozitive në dashuri dhe gjërat po shkojnë mirë edhe në punë.

Peshorja

Dita e nesërme do të jetë mjaft e lodhshme, sidomos kur bëhet fjalë për punën. Mundohuni të ndërmjetësoni marrëdhënie të reja ndërpersonale, si në familje ashtu edhe në dashuri. Nëse do të kishte kriza apo ndarje në këtë periudhë, ju mund të rikuperoni.

Akrepi

Nesër do të jetë një ditë e qetë, por shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë edhe për ju. Afërdita është gati të kalojë në shenjën tuaj dhe do t’ju rikthejë dëshirën për dashuri dhe optimizëm.

Shigjetari

Asgjë e veçantë nuk do t’ju ndodhë këtë ditë, por së shpejti do të ketë disa lajme. Nëse keni probleme në punë, përpiquni t’i zgjidhni ato mes ditës së enjte dhe të premte. Mundohuni të jeni më optimistë.

Bricjapi

Jeni duke u përgatitur për një periudhë plot kënaqësi, por fillimisht përpiquni të kuptoni se çfarë drejtimi t’i jepni jetës tuaj. Në punë do të keni vendime të rëndësishme për të marrë ndërsa në dashuri do të rikuperoheni pas një krize.

Ujori

Nesër do të jetë një ditë paksa nervoze për ju sepse do të keni shumë gjëra për të bërë në një kohë të shkurtër. Në çift kujdesuni për njëri-tjetrin, por edhe më shumë për veten, sigurisht, pa harruar gjysmën tjetër.

Peshqit

Nesër dashuria më në fund kthehet në qendër të jetës suaj. Nëse jeni beqarë, lini vend për njohje të reja, veçanërisht nëse jeni zhgënjyer nga dikush në të kaluarën. Është koha e duhur për të nisur një histori të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy