Lila tregon strategjinë e De Biasit para ndeshjes me Serbinë: Të gjithë kemi qarë, nëse CAS do ta dinte do ti kishim humbur 3 pikë

Lila tregon strategjinë e De Biasit para ndeshjes me Serbinë: Të gjithë kemi qarë, nëse CAS do ta dinte do ti kishim humbur 3 pikë

Ngritja e flamurit “Autoktonus” në stadiumin e Beogradit ka qenë një nga ngjarjet që është ngulitur në mendjen e shqiptarëve. Lidhur me këtë ngjarje foli sot në “Arnautistan” në MCN TV futbollisti Andi Lila. Siç tregoi Lila, traineri De Biasi përpara ndeshjes u kishte vendosur me videoprojektor ngjarje nga lufta e Kosovës për të motivuar futbollistët.

Në atë moment tregoi Lila të gjithë janë përlotur dhe frika është zhdukur.  De Biasi luante me ndjenjat patriotike tha ish-futbollisti.

“Sa herë hapet kjo temë unë rrënqethem. Është krenaria e të gjithëve. Nuk isha i frikësuar sepse nuk kishte ndodhur kurrë që përpara një ndeshje trajneri të na thotë do vini 5 minuta përpara nisjes me autobus për ndeshjen. U futëm tek dhoma e videoanalizës, u fikën dritat dhe me videoprojektor u shfaqën shqiptarët që në 99-ën iknin me traktorë, në këmbë për shkak të gjenocidit. Ai luante me ndjenjat patriotike. Unë jam njeri i fortë por ka qarë, kur ktheva kokën pashë që të gjithë po qanin. Ishte karikim i jashtëzakonshëm dhe imagjinoje që pas kësaj nuk ka më frikë. Kjo nuk është deklaruar në dijeninë time, por më mbrapa nëse KAS do ta dinte këtë fakt ne do ti kishim humbur 3 pikë. Tani ka kaluar gjithçka dhe mund të flasim”, tha Lila.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy