Gjatë ditës së martë hakerat serbë kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter, të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.
Faqja e Ambasadës së Shqipërisë është sulmuar duke vendosur fotografi me mbishkrime se “Kosova është Serbi”, por pas disa minutave faqja e sulmuar është marrë nën kontroll prapë, raporton “BW”.
Sulmi vjen pasi një ditë më parë një grup hakerësh nga Shqipëria të quajtur “Anonymous Albania”, kanë paralajmëruar sulme virtuale ndaj Qeverisë franceze, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë.
Në njoftimin e hakerave serbë përmes një video të publikuar në “Youtube” shkruan se “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetëshpallura në vendin tonë historik”.



