
Në aktivitetin “Policia e gjeneratës tjetër” kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria e tij vërtet nuk është e përsosur, por nga ana tjetër ka përballë një opozitë me energji negative. Duke vlerësuar punën e policëve Rama deklaroi: Nuk ka dyshim, dua që ta dëgjoni që në asnjë moment ne nuk kemi harruar që të cmojmë mundin e madh të të gjithëve ju këtu atyre që bashkë me ju i kanë dhënë policisë së shtetit një fytyrë të re, duke qënë larg të qënit i shpërblyer. Ne jemi larg së qeni një qeveri e përsosur, nuk ka qeveri të përsosur dhe cdo ditë e më shumë unë i besoj fjalës së Reganit: Qeveria nuk është zgjidhja është gjithmonë problem, por problem që shoqëria është e detyruar të bashkëjetojë.
Nëse ka një forcë kritike sot për cka duhet të bëjë më mirë policia e shtetit për fat të keq, nuk është opozita, por jemi në vetë. Nëse do të bënim një debat për të shfaqur aftësinë vetëkritike do ta fitonim ne, nuk do ta fitonte opozita në vendosjen e gishtit mbi dobësitë, të metet dhe problemet e policisë së shtetit. E them këtë sepse dua të them që ambicja jonë është shumë më e madhe dhe shumë më e fortë se cka kemi mundur të bëjmë deri këtu. Pa dyshim do të ishte shumë herë më mirë nëse kjo ambicje e madhe për një polici që nuk krahasot me të shkuarën, por me më të mirën do të sfidojë nga ambicja e opozitës. Nga fuqia e analizës, e ideve dhe vizionit alternative të opozitës, për fat të keq sot opozita nuk është një fuqi alternative që na shtyn për të bërë dhe më shumë, por ësht ënjë forcë eneregjie negative.



