
Japonia po konsideron vendosjen e 1000 raketave me rreze të gjatë veprimi për të rritur aftësinë e saj kundërsulmuese ndaj Kinës, raportoi të dielën gazeta Yomiuri.
Raketat do të jenë armë ekzistuese të modifikuara për të zgjeruar rrezen e tyre nga 100 kilometra në 1000 kilometra, tha gazeta, duke cituar burime qeveritare.
Armët, të lëshuara nga anije ose avionë, do të vendosen kryesisht rreth ishujve jugorë Nansei dhe do të jenë të afta të arrijnë në zonat bregdetare të Koresë së Veriut dhe Kinës, tha Yomiuri.
Përfaqësuesit nga Ministria e Jashtme e Japonisë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi raportin.



