'Partizani'/ Lihet në burg Jamarbër Malltezi, 'detyrim paraqitje' për Bektashin

'Partizani'/ Lihet në burg Jamarbër Malltezi, 'detyrim paraqitje' për Bektashin

Ka përfunduar seanca gjyqësore që po mbahej për Jamarbër Malltezin dhe ortakun e tij Fatmir Bektashi.

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës i arrestuar me aferën e ish kompleksit Partizani.

Gjithashtu është konfirmuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje" edhe për ortakun e tij Fatmir Bektashi.

Nga ana e tij avokati i Jamabër Malltezit, në një prononcim për mediat tha se nuk mund të akuzosh dike sepse është trashëgimtar i ligjshëm i një familje të mirënjohur tiranase.

Nuk ka vepër penale. Nuk mundet të aludohet me anë të ligjeve dhe VKM-së që nuk janë kundërshtuar në kohë. Kemi qëndrim mohues ndaj akuzave. Për aq sa kemi parë të akuzosh dikë sepse është një trashëgimtar i ligjshme i një familje të mirënjohur tiranase siç është Begeja, është shumë e guximshëm, standardi i provueshmërisë është i ulët. Me këto aludime po cenohet parimi i sigurisë juridike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy