
Një lëkurë e bukur dhe e pastër fillon që me mënyrën se si ushqehemi, por këto ushqime kundra plakjes mund t’ju ndihmojnë me më shumë se aq.
Kur e mbushim dietën tonë ushqimore me ushqime që kanë përbërje të lartë antioksidantësh, yndyrna të shëndetshme, ujë dhe lëndë të tjera ushqyese, trupi do na tregojë se sa e vlerëson këtë nëprmjet organit më të madh: lëkurës. Në fund të fundit, lëkura është shpesh pjesa e parë e trupit që na tregon problemet e brendshme.
Disa nga ushqimet më të mira kundra plakjes që e japin efektin e tyre që brenda trupit deri jashtë në lëkurë janë:
Specat e kuq (jo djegës), boronicat, brokoli, vitamina C dhe K, spinaqi dhe arrorët.



