Të shtëna në një lokal në Shkodër, plagoset 47-vjeçari

Të shtëna në një lokal në Shkodër, plagoset 47-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër. 

Korrespondenti i MCN TV bën me dije se një person ka mbërritur i plagosur në spital.  Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Fatmir Odri nga fshati Grudë e Re, i cili ka marrë një plumb në shpatull.

Ai ndodhet në sallën e operacionit, ku do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Plagosja ka ndodhur në një lokal të Shkodrës, në zonën e ish-Sanatoriumit.

Në njoftimin e Policisë thuhet: "Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj.Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij". 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy