Skuka i jep sërish fitoren Partizanit, Egnatia mposht Laçin dhe merr triumfin e parë

Skuka i jep sërish fitoren Partizanit, Egnatia mposht Laçin dhe merr triumfin e parë

Janë luajtur këtë të diel, dy ndeshjet e fundit, të vlefshme për javën e tretë në Abissnet Superiore.

Partizani ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, teksa mposhti minimalisht Bylisin në transfertë. Të kuqtë nga kryeqyteti, iu falën sërish Xhuljano Skukës, i cili ishte autori i golit të vetëm, të shënuar në minutën e 31, pas një skeme nga goditja e dënimit.

Me këtë triumf, Partizani merr kreun e renditjes me pikë të plota, plot 9, pas 3 ndeshjeve të para, ndërsa Bylis zbret në vendin e pestë me 4 pikë.

Egnatia regjistroi fitoren e parë në këtë kampionat, pasi mposhti 0-1 Laçin në transfertë, në një ndeshje shumë të luftuar.

Golin e vetëm për rrogozhinasit, e shënoi Delarge në minutën e 46-të, duke i dhënë suksesin e parë skuadrës së tij për këtë sezon. Në krahun tjetër, Laçi vazhdon të shfaqë probleme, teksa kjo është humbja e dytë radhazi.

Me këtë fitore, Egnatia mban vendin e shtatë me 3 pikë, ndërsa Laçi renditet një vend më poshtë, me të njëjtën kuotë pikësh.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy