Pranga 38-vjeçarit në Tiranë, falsifikonte dokumente për në Angli (VIDEO)

Pranga 38-vjeçarit në Tiranë, falsifikonte dokumente për në Angli (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar të martën e sotme për falsifikim dokumentesh.

Eduart Tafçiu, banues në Tiranë, sipas një njoftimi zyrtar, u arrestua pasi Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Korrik të vitit 2017, ka referuar materialet në ngarkim të Eduart Tafçiut, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Procedimi është ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku është bërë sigurimi i provave nga i dyshuari, i cili merrte përsipër sipas porosive të të interesuarve, bërjen në mënyrë të falsifikuar të kartave të identitetit, karta shendeti dhe patenta italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyre të paligjshme me destinacion Anglinë”, thuhet në njoftim.

Gjatë arrestimit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 automjete .

2 laptop dhe një DVR .

Një bllok shënimesh me emra dhe shënime për shtetas të ndryshëm në interes të aktivitetit që kryente.

Shumën prej 30.000 lekë të reja.

3 aparate celulari.

1 Pajisje elektronike me mbishkrim “Mini Money Detector” UV.

5 copë mbajtëse dokumenti material plastik i tejdukshëm .

1 Faturë Exchange&Wester Union “Union Selvia” blerje eurosh.

2 Formate letre me shënime dore.

Materialet do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy