Nga shifrat e Bankës së Shqipërisë rezulton se kryeson kredia hipotekore nga ajo e konsumit.
Nisur nga kjo edhe rritja e çmimit të referencës afekton tregun, shpreh mendimin e tij në “MCN economy”, Fisnik Haçkaj, ndërmjetësues pasurish.
Ai thotë se megjithëkëtë, ka një stagnacion në çmimet e ndërtimeve dhe se nuk rezulton të ketë pasur rritje çmimesh këtë vit.
Rritja e çmimit të referencës pa diskutim çdo rritje çmimi afekton tregun. Kështu që jam i mendimit që ndikon. Nuk di ta them fiks, pro qe do të ndikoj dhe ne po e shohim, deri tani nuk ka pasur rritje të referencës. Në mos gaboj referencat janë parashikuar për nga fillimi i vitit tjetër. Ka rritje të taksave të ndërtuesit, dhe çdo rritje e taksave ndikon pastaj te konsumatorit fundor.
Ne kemi një stagnacion çmimesh, nuk është se kem
Haçkaj, thotë se investimet në pasuri të paluajtshme kanë bërë që të ardhurit nga zonat tjera në masën deri 30% të marrin kredi hipotekore sesa të qëndrojnë me qira.
Sipas tij kryesojnë 15% të huajt dhe 10% nga diaspora që investojnë në këto pasuri.
Për sa i përket shitjes së apartamenteve po i referohem kryeqytetit, Tirana ka çdo vit emigrant të ardhur nga rrethet, të paktën 20-30- mijë qytetarët të cilët ose do marrin me qira ose do blejnë. Ata që vijnë duke pare dhe qiratë këtu që ka pasur një rritje të ndjeshme të qirave, thonë më mirë që marrë një kredi dhe kësti më bie me i ulët dhe pagoje kredinë. Kemi një target grup prej rreth 30 mijë të ardhurave që thonë më mirë blejmë sesa me qira.
Kemi target grupin e diasporës ose ata që jetojnë këtu. Nga statistikat që kemi të huaj janë diku te 10-15%, diaspora është te 10% pastaj janë edhe shqiptarët që blejnë.
Na rezulton që ka stok, po na rezulton që raporti i çmimeve rregullohet nga kërkesa dhe oferta. Kështu që përsa kohë ka një kërkesë ende shumë të lartë për blerje, do të vazhdojë d.m.th. ishte ky impakti që rregullon vet tregun që çmimet të pësonin një rritje graduale.
Do veçoja bregdetin e jugut që kërkohet nga të huajt, kryesisht edhe Durrësi që ka marrë kërkesë të madhe. Rritja e kostove ose më saktë e taksave druaj që do na frenojë kryesisht blerjet e klientelës së huaj, sepse ata duan të blejnë diku pa shumë taksa.
i një rritje çmimesh, pa çka se mund të duket si rritje e çmimeve. Nuk na rezulton që kemi, mund të ketë pasur vitin e kaluar për shumë arsye por nuk kemi rritje për 6 mujorin ose pjesën e këtij viti. Ka një stagnacion.



