
Sirenat e sulmit ajror po bien këtë mëngjes në Kiev, raporton Paul Adams i BBC-së, teksa ukrainasit zgjohen pas sulmeve të djeshme në qytete në të gjithë vendin, të cilat kanë vrarë 14 persona dhe kanë lënë pothuajse 100 të plagosur.
The sirens are sounding again in #Kyiv. What sort of day will it be? pic.twitter.com/LhNn7rOns0
— Paul Adams (@BBCPaulAdams) October 11, 2022
Sulme të tjera u raportuan në Zaporizhizhia gjatë natës. Duke cituar Administratën Ushtarake të Rajonit, media Ukrainska Pravda raporton se termocentrali Ladyzhynska në qytetin jugperëndimor të Vinnytsia u granatua mëngjesin e sotëm nga dy drone kamikaze Shahed-136.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzheppar, raporton se Rusia gjuajti të paktën pesëmbëdhjetë raketa në Zaporizhzhia mbrëmë, duke synuar “një institucion arsimor, një institucion mjekësor dhe ndërtesa banimi”.
#russian terrorists again hit infrastructure facilities in #Zaporizhzhia with rockets this night. At least 15 explosions registered. Their targets were an educational institution, a medical institution, and residential buildings. #russiaisaterrorisstate #StandWithUkraine pic.twitter.com/2FgR5OyKxa
— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) October 11, 2022



