Rusia ka humbur 510 burra ditën e djeshme, duke i çuar humbjet në radhët e saj në 201,100 që kur Moska sulmoi Ukrainën, 24 shkurtin e kaluar.
Kjo bëhet e ditur nga buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i sapo publikuar në Facebook, i cili raporton shifra që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më tani rusët kanë humbur 201,100 ushtarë, 3,773 tanke, 7,373 automjete të blinduara, 3,198 sisteme artilerie, 563 raketahedhës të shumëfishtë dhe 318 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.



