Situatë e tensionuar në Vlorë. IKMT tenton të prishë një objekt në Radhimë, ndërsa pronari kërcënon me vetëvrasje.
IKMT kërkon të prishë një hotel që e ka me qira një shtetase italiane. Brenda banesës ka dhe disa shtetas italianë që nuk pranojnë të dalin nga hoteli.
Pronari kërcënon se nëse vazhdojnë me prishjen do hidhet me gjithë fëmijën nga tarraca, ku edhe ka hipur.
Nërhyrja është kundërshtuar nga pronarja e hotelit Arleta Havari, e cila thotë se hoteli dhe beach-bari janë në proces legalizimi dhe se që prej muajit dhjetor ia ka dhënë me qira një shtetaseje italiane.
Pronarja thotë se disponon dokumentet e tokës ku është ndërtuar hoteli. Nga ana tjetër edhe shtetasja italiane që e ka marrë me qira, Mariana Cariglia tha se ka investuar në këtë hotel dhe se këtë çështje do e ndjek përmes gjykatës deri në fund, duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT-së për të prishur objektet.
IKMT ka nisur aksionin për prishjen e objekteve pa lejë në vijën bregdetare të Radhimës. Në plan janë 10 objekte për t’u prishur, pasi janë përjashtuar nga procesi i legalizimit.



