Avokati Redon Meksi i cili po pushon në jug të vendit, në një lidhje nga Vlora për edicionin e lajmeve në MCN TV, deklaroi se turistët po shpenzojnë më pak se vitet e kaluara.
Ai deklaroi se ka rënie të konsumit në restorante dhe bare për shkak të çmimeve të rritura.
Ndodhem në Vlorë, ndërsa dje kam qenë në Golem. Golemi kishte goxha njerëz. Hotelet me 5 yje, all inclusive ishin pothuajse të gjithë plotë. Turistë ka, por nuk po shpenzojnë në restorante dhe bare si më parë, ka rënie të konsumit për shkak të çmimeve.
Në Golem një çift me të gjitha të përfshira kalonin 10 ditësh me 1600 euro me të gjitha të përfshira. Ka pasur një rënie të xhirove të restoranteve dhe bareve.
Në Vlorë kam pyetur mbi 20 hotele dhe nuk ka dhoma. Unë do shkoj në Dhërmi se gjeta një shtëpi lart në fshat, poshtë nuk bëhet fjalë.
Turistët harxhojnë më pak. Vlora është qytet dhe nuk mund të ndryshojë çmimet brenda një muaj në raport me më parë. çmimet do vijojnë. Nga sa kemi folur me njerëzit kemi kuptuar se çmimet kanë filluar t’i ulin, pasi kanë pasur më pak xhiro.
Dje u nisa nga Tirana në Durrës, ku deri te Mali i Robit më shkoi dy orë e gjysmë prej trafikut. Por është edhe faji i qeverisë që gjithë punimet vendosi t’i bëjë në pikun turistik. Në Tiranë kam vënë re një numër të madh turistësh të huaj.
Gjirokastra, Berati, qytetet që kanë çfarë të vizitojnë turistë ka. Rënia është në bregdetin e jugut. Mungojnë pushuesit nga Kosova, janë te pjesa e Veriut, Velipojë dhe Shëngjin.
Kjo mendoj se vjen prej liberalizimit të vizave që do shkojnë të vizitojnë vendet e tjera të Europës.
Mungesa vjen edhe prej mungesës së shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndërhyrja që ka bërë qeveria këtë periudhë, si ajo skena e hedhjes në erë të hotelit në Orikum.
Ai ishte në tokën e tij, por ishte ndërtim pa leje. E marrim të mirëqenë që duhej të prishej, pse duhej të prishej në mes të gushtit, në pikun e turizmit.
Nëse do ishe turist atje dhe do dëgjoje skenë luftë dhe pa e parë, sikur je në luftë. Shkova në drekë në Nartë për të parë flamengot, por ishin larguar. Është një vend i bukur me natyrë të veçantë vinin dhe iknin autobusët.
Zvërneci është vetëm për tu vizituar, se plazhi nuk është i kaltër si më tej. Por turizmi është për arsye të manastirit dhe lagunës dhe për arsye çmimesh, për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë më shumë.
Por nuk është vend për të qëndruar atje dhjetë ditë. Vlora është qytet të ofron shumë shërbime që nuk i ke në pjesën tjetër të jugut, të ofron një tufë shërbimesh.
Unë preferoj të pushoj mbas Llogarasë, por Vlora gjendet gjithsesi mjaft funksionale.



