
Vitin e ardhshëm nga Kennedy Space Center, një raketë që mban një sondë të NASA-s, do të niset drejt Marsit. Shtatë muaj më vonë, roveri “Mars 2020”, me madhësi sa një makinë do të ulet afër kraterit Jezero, një liqen i tharë në hemisferën veriore të Marsit. Me gjashtë rrota dhe instrumentet e teknologjisë së lartë, roveri do të pastrojë shkëmbinjtë përreth për të dëshmuar se mikrobe aliene dikur kanë jetuar në Planetin e Kuq.
Dekada të tëra vrojtimi me sonda në orbitë kanë zbuluar se planeti dikur ka pasur rreth vetes një atmosferë të trashë dhe ujë në sipërfaqe. Studiuesit madje kanë zbuluar gjurmë të molekulave komplekse organike – që mund të kenë shërbyer si bazë për qelizat e gjalla.
Dy studime të reja parashikojnë se “Mars 2020” mund të gjejë prova edhe më të forta të jetës marsiane - nëse një e tillë ka ekzistuar ndonjëherë.
Shkëmbinjtë rreth Jezeros tregojnë prova të karbonateve dhe silicave të hidratuara - molekula që janë të njohura në Tokë për rolin e tyre në ruajtjen e fosileve mikroskopike për miliarda vjet.
"Është një shenjë rruge e madhe që thotë "shiko këtu, shiko këtu", tha Briony Horgan, shkencëtar në Universitetin Purdue dhe autori kryesor i një studimi në revistën “Icarus”. Në kraterin Jezero gjendet ka larmi mineralesh, që do të thotë se ka shumë shanse të kuptojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur me historinë e jetës në Mars.



