Mbledhja e Qeverisë/ Çuçi: S’do ketë kamp refugjatësh. Kushi: Abetare e unifikuar për të gjithë

Mbledhja e Qeverisë/ Çuçi: S’do ketë kamp refugjatësh. Kushi: Abetare e unifikuar për të gjithë

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përsëritur se nuk do të ketë kamp refugjatësh në Shqipëri për emigrantët e paligjshëm që futen në Britani. Ai sqaroi se bëhet fjalë për kalime tranzit të azilantëve për të cilët do përgjigjen vendet e origjinës.

Besoj se është bërë shumë e qartë e thënë qartazi që nuk do ketë kampe refugjatësh për interesa të vendeve të tjera. Është thënë qartë nga Rama, ministri i drjetësisë etj. Ajo është kundërta madje, edhe kur kalojnë tranzit nuk qëndrojnë në Shqipëri, madje janë të detyruar vendet e origjinës që të përgjigjen për ta.

Më tej Çuçi bëri me dije se ditën e premte, në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve. Sipas marrëveshjes së miratuar nga qeveria shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente.

Marrëveshja ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri, brenda lejes së qëndrimit do jetë edhe leja e punës. Lajmi i mirë është edhe për shqiptarët në Kosovë që do marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura shumë më të lehtësuara. Vendim i i sotëm është në vazhdën e disa marrëveshje që do të nënshkruajmë.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes ka thënë se është vendosur që libri i abetares të jetë i pandryshueshëm për të gjitha shkollat e vendit. Ajo tha se janë konsultuar me ekspertë dhe mësues, e pritet që të punohet mbi këtë projekt, pasi në interesin e qeverisë sipas saj është që nxënësit të njihen mirë me gjuhën amtare.

Kemi vendosur që në arsimin paraunviersitear për çdo lëndë kemi tekste alternative dhe më pas zgjidhen nga mësuesit. Ne sot kemi vendosur që nga kjo procedurë të përjashtohet teksti i abetares. Të gjithë nxënësit e klasës së parë të kenë një tekst të unifikuar. Mësimi i gjuhës amtare është shumë i rëndësishëm dhe abetarja është libri i parë që përballet nxënësi.

Nga takimet që kemi zhvilluar me ekspertë kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar, sepse kjo ndihmon të kemi një metodologji të njëjtë kudo. Ne do të punojmë mbi këtë projekt, në mënyrë që të vijojnë procedurat për një konkurrim të hapur transparent, në mënyrë që të gjithë vogëlushët të kenë të njëjtën abetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy