Ashtu si çdo fundvit që nga 1927-a, revista “Time” ka zgjedhur njeriun e vitit. Emri i njeriut të vitit 2017 u publikua në faqen në internet të revistës si dhe në emisionin e mëngjesit në NBC. Për vitin 2016, njeriu i vitit është zgjedhur Donald Trump.
Ky çmim vendoset nga redaktorët e revistës dhe i jepet çdo vit një grupi ose një personi që ka ndikuar në industrinë e lajmit për mirë ose për keq.
Tradita e ka origjinën që në vitin 1927, kur titulli iu dha për herë të parë pilotit Charles Lindbergh, njeriu i parë që drejtoi një avion i vetëm mbi Atlantik.
Ndikimi për mirë ose për keq shpjegon se si njerëz të panjohur mund ta fitojnë këtë çmim për ndikimin pozitiv ose negative që kanë pasur gjatë vitit në axhendën e mediave.
Në vitin 1983, këtë titull e fitoi Adolf Hitler, ndërsa Stalini e ka fituar në vitet 1939 dhe 1942. Në garë për këtë vit ishin edhe këngëtarja Beyonce, presidenti turk, Erdogan. Vitin e kaluar, ky titull është fituar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.



