Përplasen dy trena në Katalonja, plagosen 155 pasagjerë

Përplasen dy trena në Katalonja, plagosen 155 pasagjerë

Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën në rajonin e Katalonjës në Veri-Lindje të Spanjës, thanë shërbimet e Urgjencës.

Përplasja, ndodhi rreth orës 07:50 në një stacion në periferi të Barcelonës. Mediat lokale raportuan se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën ndërsa njëri ishte i parkuar në stacion.

Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti dhe zyrtarët ende nuk kanë komentuar.

Duke shkruar në Twitter, shërbimet e Urgjencës thanë se 150 persona ishin plagosur lehtë dhe 5 të tjerë janë plagosur pak më rëndë. Tre prej tyre janë transportuar në spital. Trafiku i trenave u ndërpre për pak kohë në disa linja për shkak të aksidentit, tha shërbimi hekurudhor kombëtar Renfe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy