Vrasësi rus, nga burgu në front/ Familjarët e viktimave: Lirimi i tij, akt i rëndë

Vrasësi rus, nga burgu në front/ Familjarët e viktimave: Lirimi i tij, akt i rëndë

Një shtetas rus, i akuzuar dhe dënuar për vrasje u lirua nga burgu në fillim të luftës me Ukrainën, me qëllim dërgimin e tij në front.

Por shërbimi i tij ndaj atdheut nuk zgjati shumë. Ai u burgos përsëri pasi vrau një zonjë të moshuar 85 vjeçare, për t’u liruar për herë të dytë, me të njëjtin argument: luftën në Ukrainë.

Historia është ndarë me BBC nga mbesa e viktimës Yulia Byuskikh, Anna Pekareva.

Vrasësi i gjyshes i ka shpëtuar dënimit për krimin e tij, përsëri dhe ka shkuar të luftojë.

“Reagimi im i parë ishte frikë. Kam lexuar raportet e mjekësisë ligjore dhe e di se çfarë i ka bërë ky person gjyshes sime. Është monstruoze që është liruar sërish.
Fakti që kjo po ndodh në shekullin e 21-të, nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë atë që po ndodh”,
rrëfen Anna.

Kjo e fundit e dënon aktin dhe veprimin e autoriteteve ruse.

Në vitin 2022, Ivan Rosomakin u lirua nga burgu, ku po vuante një dënim me 14 vjet, për t'iu bashkuar grupit mercenar Wagner.

Më vonë ai u lejua të kthehej në shtëpi në rajonin Kirov të Rusisë. Atje ai sulmoi dhe vrau 85-vjeçaren Yulian.

Vrasja ishte një nga disa të kryera nga kriminelët që ishin liruar nga burgjet në të gjithë Rusinë për t'iu bashkuar grupit Wagner.

Në prill të këtij viti, autori i vrasjes, u shpall fajtor për përdhunimin dhe vrasjen e Yulia-s dhe u dënua me 22 vjet në një burg të sigurisë së lartë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy