Foto / Adele surprizë zjarrfikësve që ndihmuan në tragjedinë e Londrës

Foto / Adele surprizë zjarrfikësve që ndihmuan në tragjedinë e Londrës

Ylli i popit, Adele ka surprizuar zjarrfikësit që ndihmuan në tragjedinë në kullën Grenfell të Londrës duke i vizituar në qendrën e tyre.

Lajmin e bëri të ditur zjarrfikësi Rob Petty që publikoi një fotografi të saj me gjithë stafin në stacionin Chelsea.

“Vajzë e adhurueshme, e ndjeshme, e interesuar dhe e përkushtuar. E bukur,” -shkruajti ai në Facebook.

Ndërsa menaxheri tregoi mënyrën se si 29-vjecarja shkoi për ti surprizaur.

 “Ajo thjesht erdhi në stacion duke trokitur në dritare dhe tha se ka disa ëmbëlsira për ne.

Kështu ne i hapëm derën dhe ajo hoqi syzet duke thënë: Ckemi, jam Adele.

Të gjithë u habitëm. Më pas u bashkua me ne për të pirë çaj.

Ne kemi patur kaq shumë mbështetje nga të gjithë sa nuk mundemi t’i shpërblejmë me fjalë,” – tregoi Ben King për BBC.

Nuk është hera e parë që ylli i hitit ‘Hello’ është përfshirë në këtë ngjarje pasi ajo ishte ndër të parët emra të njohur që u gjendën në vendin ku shpërtheu zjarri për të ndihmuar të gjithë të prekurit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy