Rezulton me Covid në Kakavijë, pala greke u kërkon të gjithë udhëtarëve rapid test

Rezulton me Covid në Kakavijë, pala greke u kërkon të gjithë udhëtarëve rapid test

Mëngjesi i së martës ka sjell fluks në pikën kufitare të Kakavijës. Ditët e fundit të muajit gusht kanë shtuar qarkullimin e udhëtarëve në doganë.

Kryesisht emigrantë që kanë kaluar pushimet verore në vendlindje e tashmë po largohen drejt shtetit fqinj, por edhe persona të tjerë që udhëtojnë për punë.

Fluksi ka nisur prej orës 5:30 të mëngjesit dhe ka zgjatur deri në mesditë. Pala shqiptare dhe ajo greke kanë punuar me 3 sportele për të përballuar lëvizjen. Pala greke ka shtuar kontrollet  për të gjithë udhëtarët si dhe ka kërkuar kryerjen e testeve rapid nga kontrolli mjekësor që ndodhet në këtë pikë kufitare.

Arsyeja e këtyre kontrolleve ka qenë konstatimi i një shtetaseje shqiptare e cila ka paraqitur testin negativ por në bazë të rapid test në doganën greke ka rezultuar pozitive me Covid 19.

Duke bërë në këtë mënyrë që të gjithë udhëtarët me apo pa vaksinë ti nënshtrohen rapid test.

Nga ana e shërbimeve të DVKM Gjirokastër, së fundmi gjatë hyrjes dhe daljes në R.Sh-së kanë përballuar një numër prej 7046 shtetas, nga të cilët 2518 në hyrje dhe 4528 në dalje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy