
Gjuetia e paligjshme është kthyer në një problem serioz. Çdo ditë persona të cilët janë të palincesuar dalin për gjueti në Lagunën e Nartës pjesë kjo e zonave të mbrojtura.
Videot që kanë mbërritur në redaksinë tonë tregojnë pika të shumta ku gjuetarët e paligjshëm gjuajnë fishekë pa fund çdo natë duke qëlluar shpendët e egra që afrohem në sezon në Lagunë.
Gjuetia e paligjshme është ngritur si problem shqetësues edhe vitet e tjera dhe për këtë nuk është marrë asnjë masë as nga zonat e mbrojtura që e kanë në kontroll këtë territor as nga policia e shtetit.
Laguna e Nartës vitet e fundit ka rënë pre e gjuetarëve të paligjshëm që jashtë sezonit trembin ato shpendë që kanë ardhur së fundmi.



