Është shoqëruar me disa debate mes opozitës dhe mazhorancës seanca e fundit parlamentare që po zhvillohet këtë të enjte. Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv bën me dije janë zhvilluar debate për zjarrin në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan dhe për mbështetjen në bujqësi. Debate dhe diskutime ka pasur mes deputetin Braçe dhe Pranvera Resulajt.
Zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan ka krijuar debate në seancën e fundit të Parlamentit. Ka qenë deputetja e PD-së Zheni Gjergji që ka bllokuar foltoren dhe ka kërkuar që kjo problematikë që përsëritet vit pas viti të hetohet dhe t’i jepet zgjidhje. Ajo ka kërkuar të zhvillohet një debat parlamentar. Kërkesa është mbështetur dhe nga Jorida Tabaku. Ato kërkuan debat parlamentar për atë që ndodh në Elbasan, kur prej 3 ditësh fusha e mbetjeve është nën pushtetin e flakëve. Kërkesa e opozitës është anashkaluar nga Spiropali.
Ka pasur një debat tjetër mes Erion Braçes dhe Ina Zhupës. Braçe ka paraqitur në Parlament një draft për ta miratuar ku ndër të tjera rekomandon që investigime nga media të ndryshme të financohen nga buxheti i shtetit. Nga ana e opozitës ky dokumente është cilësuar si paçavure. Sipas Zhupës do të ishte gjueti shtrigash dhe do kishte orientim nga qeveria se kush do të investigimet e kush jo.
Vijon debati për aktin normativ që do të miratohet në seancën e fundit dhe është për mbështetjen në bujqësi, garancia sovrane që do të duhej ta shfrytëzojnë fermerët dhe bujqit. Është kërkuar nga opozita të mos votohet.
Brace ka ngritur zërin në Parlament, duke pasur debat dhe me relatoren e këtij akti, Pranvera Resulajn, duke thënë që parlamenti duhet ta kishte parashikuar këtë rritje në buxhetin paraprak.



