Rama, mesazh Greqisë: Është koha të zgjidhim çështjet e mbetura pezull, lërini deklaratat fluturake

Rama, mesazh Greqisë: Është koha të zgjidhim çështjet e mbetura pezull, lërini deklaratat fluturake

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku prezantoi programin qeverisës 4-vjeçar, kryeministri Rama dha edhe një mesazh për Greqinë. Në përgjigje të deklaratave të fundit të zyrtarëve grekë lidhur me votën kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Rama u shpreh se është koha për zgjidhjen e çështjeve që janë pezull mes dy vendeve. 

“Duam miqësi reciproke, respekt të ndërsjelltë dhe bashkëpuinim strategjik. Çdo grek që jeton në Shqipëri është anëtar me liri e të drjejtat të barabarta të familjes tonë. Dhe minoriteti grek është një urë lidhëse mes dy vendeve tanë.

Por Shqipëria pavarësisht halleve e nevojave të saj nuk do të mbyllë asnjëherë as sytë as gojën në mbrojtje të të vërtetave e të drejtave të veta.

Shprehem besimplotë se koha që kemi përpara do të ndihmojë të zgjidhim e çështjeve të lëna pezull me dialog me këmbë në tokë dhe jo me deklarata fluturake", tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy