Gjermania ka futur sot në fuqi vendimin e Bashkimit Europian për ndalimin e hyrje-daljeve nga vendi, duke i mbyllur kufijtë për 30 ditë.
Bashkimi Europian ka vendosur ndalimin e hyrjeve të qytetarëve nga vendet jo anëtare, një vendim ky i papritur.
Vendimi pritet të zbatohet për 26 shtete të BE-së, duke përfshirë edhe Islandën, Lithenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.
Kjo masë u vendos pas numrit të madh në rritje të viktimave në Itali dhe Spanjë.
Ndalimi i udhëtimit do të prekë të gjithë shtetasit e Ballkanit, të cilët do t’a kenë të pamundur të futen në Gjermani dhe në vendet e tjera të BE-së.
Mësohet se të vetmit që mund të hyjnë, do të jenë anëtarët e familjeve të shtetasve dhe diplomatëve të BE-së, punonjësit ndërkombëtar dhe të transportit të mallrave.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Lyen tha se udhëheqësit politikë “e nënvlerësuan” shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi./BBC



