
Politologu Ilir Kalemaj flet për dy tipologji protestash, teksa komenton atë të paralajmëruar më 7 korrik.
Ai kategorizoi tipologjinë e protestave me autobusë dhe furgona ku militantët sillen në shesh dhe mbahen për disa orë ose ditë dhe protestat xhenuine, siç i quajti Kalemaj, të nxitura nga poshtë lartë.
Duke folur për MCN Live, Kalemaj tha se protestat e dyta kanë pasur efekt, duke përmendur protestën studentore, por tha se ajo e para disa muajve që nuk u mbështet nga opozita siç duhej.
Sipas tij, u vendosën bordet tipike etatistë, që e rritën çmimin e naftës, me që u ngritën kryesisht prej karburanteve, ndërkohë që çmimi ka rënë në tregjet botërore.
Në momentin që u çua protesta, zoti Paloka i bullizoi protestuesit dhe tha ata që ishin me zë të hollë. Protestat nuk mund të jenë me urdhër, por të gjeneruara nga fryma e pakënaqësisë së qytetarëve që paguajnë 45% për ushqime.
Shqiptarëve u ka shkuar thika në palcë dhe po shohin që nuk e përballojnë dot më jetesën. Duhet të kenë garanci se nuk do të tradhtohet kauza e tyre.
Konfirmimi i një grupi të deputetëve të grupimit Alibeaj, është një lloj përbashkimi. Pse duhet pritur 7 korriku kulmi i vapës dhe verës kur protestat mund të ishin bërë një muaj më parë.
Ose protestat e ngritura mund të merrnin një kontekstin politik. Sot po diskutohet se do futen 2 milionë euro të legalizuara nëpërmjet një amnistie fiskale. Protestat sa do zgjasin, apo do jetë një ditore?
Do kërkohet shkrirja e bordeve? Oponenca bëhet dhe në parlament. Pse zoti Braçe duhet të jetë më opozitari brenda Parlamentit, kur salla është e mbushur në masën 40% me opozitarë?
Janë dhënë me mijëra hektarë për investitorë strategjikë për pasurinë publike. Si mund të presim që opozita do i shkojë deri në fund protestave, kur nuk reagon për çështje të tilla.
Kjo është arsye skepticizmi. Neve na intereson një opozitë e fortë.
Kalemaj deklaroi se të gjitha protestat janë politike dhe protestë jopolitike nuk ka.
Ai kujtoi protestën e jelekëverdhëve në Francë, e cila e detyroi Emmanuel Macron të merrte masa, por tha se ishte protestë e organizuar në mënyrë sporadike nga aktivistë që i bashkonte e njëjta kauzë.
Shqipëria nuk ka kulturë të protestuari që aktivizon sindikatat, unionet, shoqëri të konsoliduara civile për të detyruar qeverinë të tërhiqet. Ka shumë parti politike, por duke qenë e fragmentarizuar, nuk krijon dot një masë homogjene protestuesish.
Shumë parti e bëjnë të fragmentarizuar opozitën në Shqipëri. Partia Demokratike është e ndarë në tre pjesë që po sulmojnë njera tjetrën më shumë se Partinë Socialiste që kanë përballë.
Partia kryesore opozitare nuk po merret vesh me tre pjesët e ndryshme të saj në parlament dhe kjo e bën opozitën të paaftë dhe të pabesueshme për të garantuar që kur të jetë nesër në pushtet, të ndryshojë politikat. Zgjedhjet lokale janë vitin që vjen, opozita ka të gjithë aftësinë, më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund.
Nëse nuk merren vesh le të ndahen dhe të bashkëpunojnë më tej në një koalicion opozitar dhe të nxjerrin kandidatë të fortë. Është e vetmja mënyrë për të maksimizuar votën.
Kalemaj deklaroi se për opozitën mbështetësit ndahen në militantë, anëtarët dhe elektorati.
Në këtë linjë shtoi se Berisha frymëzon, motivon pjesën e militantëve ndoshta dhe shumicën e anëtarëve të PD, por nuk frymëzon domosdoshmërisht ata që votojnë për PD apo elektoratin gri.
Berisha i vetëm, Basha apo Alibeaj të vetëm nuk motivojnë mjaftueshëm elektoratin. Mek ëto figura problematika t’i kthesh në vitin 2022 si xhaketa të kthyera përmbys, është si të vësh një bast që ka shumë pak gjasa të materializohet.
Katër vjeçari i parë i Berishës bashkë me ‘92-‘96 mund të ketë qenë ndër më frymëzuesit. Por sot Berisha nuk frymëzon.
Sa i takon LSI tha se elektoralisht është forcë e qëndrueshme politike, i nevojitet opozitës, ndërsa për rikthimin e Ilir Metës pas Presidencës, e sheh me skepticizëm,
Zoti Meta përmban një bagazh politik, është një kafshë politike që ka mbijetuar në ujërat e vështira të politikës shqiptare, por ka kusuret e tij, ka qenë Presidenti më aktiv i të gjitha kohërave
. Zoti Meta dhe LSI ka provuar ndër vite se është forcë politike e shtrirë në territor, dhe rikthimi i tij në krye e fuqizon. Berisha nëse do dilte dhe do thoshte se nuk aspiroj të kthehem si Kryeministër, ideja është kush do e zëvendësonte!
Dikush nga PD si forca kryesore opozitare apo do thoshte që zoti Meta do jetë CEO i këtij grupimi elektoral dhe kjo pastaj do hante vend për debat.
Meta pas datës 24 korrik është luftëtar i sprovuar betejash, por ka problemin që një pjesë e mirë e elektoratit të djathtë e sheh si trup të huaj.



