Rusi, ratifikohet traktati i mbrojtjes së ndërsjellë me Korenë e Veriut

Rusi, ratifikohet traktati i mbrojtjes së ndërsjellë me Korenë e Veriut

Këtë të mërkurë, dhoma e lartë e Parlamentit rus ratifikoi traktatin e mbrojtjes reciproke me Korenë e Veriut, ushtarët e së cilës, sipas Kievit dhe Uashingtonit janë në prag të bashkimit me rusët që të luftojnë forcat ukrainase.

Ky votim i Këshillit të Federatës, vjen dy javë pas atij të deputetëve. Asnjë senator nuk votoi kundër, ndërsa Moska dhe Pheniani kanë rritur bashkëpunimin që kur Rusia nisi të  sulmonte Ukrainën në shkurt të 2022.

Ky traktat parashikon ndihmë të menjëhershme ushtarake reciproke në rast të një sulmi kundër njërit prej dy vendeve. 

Pjesëmarrja e ushtarëve të Koresë së Veriut në luftime, për të cilat Perëndimi beson se janë të pashmangshme, do të ishte një goditje e re për trupat ukrainase, pa burra dhe armë, të cilat po tërhiqen në shumë pjesë të frontit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy