Vula që mban peng PD, Madhi: Të shtyhen zgjedhjet, Berisha është në të drejtën e vet

Vula që mban peng PD, Madhi: Të shtyhen zgjedhjet, Berisha është në të drejtën e vet

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Republikane, Arjan Madhi, thotë se ngërçi procedural që pengon PD-në e Berishës të regjistrohet në zgjedhje duhet të zgjidhet me shtyrjen e datës. Në studion e lajmeve të MCN TV, Madhi tha se në kërkesën e tij për hyrë në zgjedhje si parti politike, Komisionit të Rithemelimit duhet t’i njihet e drejta.

Celibashi sa i takon faktit që la 48 orë, e ka të përcaktuar në ligj. Është korrekt me veprimin, nuk e tejkaloi detyrën. Ai deklaroi opinionin e tij personal, por theksoi se kjo nuk ndikon në vendimmarrjen institucionale. Celibashi është vetëm një instrument që zbaton ligjin. Unë e gjej në vendimmarrjen e tij shumë korrekt.

Në bindjen time, përsa kohë nuk është provuar që PD e Berishës është penguar për shkak të një konjukture, pra është një forcë madhore që e detyroi të jetë në këtë situatë, duhet të mos i mohohet e drejta e zgjedhësve. Nuk kemi të bëjmë me vullnetin e Berishës, vendosi gjykata. Duhej t’i jepej koha, të shtyheshin zgjedhjet. Vendimmarrësi duhet të ketë parasysh t’i japë mundësi. Ai është në të drejtën e tij t’i jepet mundësia të garojë.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve regjistron atë që çon dokumentin. Depozitimin e bën kryetari i partisë. Celibashi kërkon firmën e Bashës. Ai është strikt dhe korrekt me atë që kërkon Kodi Zgjedhor.

Madhi tha më tej se partia që ai përfaqëson është e gatshme të japë kontributin e vet në radhët e opozitës.

Nuk mund të jetë në këto rrethana në koalicion Rithemelimi, sepse nuk njihet si subjekt zgjedhor. Pra nuk bën pjesë Rithemelimi në koalicion, sepse nuk është subject. Kjo bën që gjykata, presidenti të bien dakord që të shtyjmë zgjedhjet. Po u mohohet e drejta njerëzve që të votojnë.

PR është e gatshme dhe i ka listat, sepse është regjistruar e vetme. Jemi në tratativa, jemi gati të bëjmë më të mirën në favor të maksimalizimit të forcës së opozitës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy