
Avokati Redon Meksi në MCN Live ka komentuar mesazhin e fortë të SHBA-ve ndaj Berishës për të cilin u shpreh se ky i fundit nuk fiton dot në zgjedhjet e 2025 me pozicionin që ka.
Ai tha se ambasada Amerika vijon që të mbrojë qeverinë dhe se kandidat për burg të PS janë më të fortë se ata të PD-së.
Sipas tij korrupsioni i Berishës mund të dalë i pafajshëm, por ajo që atë e shqetësin mbetet minimi i demokracisë.

Këtu duhet të vendosim ne dhe jo ndërkombëtarët. Berisha nuk fiton dot me pozicionit që ka. Ne flasim për një opozitë që shkon të kërkojnë ndihmën e Amerikës kur kjo e fundit ka dalë hapur në krah të kësaj qeverie.
Ne e kemi politikën që e ndryshojmë sot për sot dhe nesër për nesër, nuk ndodh kështu me vendet e konsoliduara. Në këto zgjedhje PD humb se në krye të saj është Berisha, as PS nuk jep asgjë por kandidatët e saj për burg janë më të fortë se kandidatët e PD.
Ne i kemi çuar partitë te liderët, shumë e vështirë më duket fitorja e PD sidomos nga mënyra se si po organizohet se e vetmja gjë që ajo po na ofron sot është të tregojë se sa e keqe është PS sot, por këtë ne e shohim s’ka nevojë ta bëjnë ata, atyre u duhet alternativa, programi që se kanë.
PD dhe PS janë katandisur në atë lloj feje që vështirë se na japin ne zgjidhje si komb për shqiptarët. Sa i përket korrupsionit të Berishës ai dhe mund të dalë i pafajshëm, por mua më shqetëson minimi i demokracisë atë s’ka perëndi nxjerr të pafajshëm. Sa i përket zgjedhjeve të 2005 nuk fitoi Berisha, por u përça PS dhe përfitoi PD, të vetmet zgjedhja të fundit që PD ka fituar janë ato të ‘92.
Më tej ai shtoi se ligjërisht Berisha nuk duhet të ishte arrest shtëpie sepse ai u fut në arrest shtëpie vetëm se nuk zbatoi masën e parë atë të detyrimit të paraqitjes.
Gjyqtarja në fjalë që la në arrest shtëpie Berishën, flitet që sot ka probleme për vete me drejtësinë.
Drejtësia jonë nuk është e kapur nga Berisha, por është e kapur nga pushteti, shumica e veprave që akuzojnë Berishën janë shuar, pra drejtësia kishte 10 vjet kohë për të vepruar, tani afatet kanë kaluar për të vepruar dhe i la vetë drejtësia.
Pra drejtësia është e kapur nga pushteti sepse po të ishte e organizuar mirë s’kishte qeveri që mund ti bënte dot gjë.



