SPAK mbyll hetimet për Enkeleida Hoxhën, sot komunikon akuzat

SPAK mbyll hetimet për Enkeleida Hoxhën, sot komunikon akuzat

SPAK ka mbyllur hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha dhe 9 të hetuarit e tjerë të dosjes së korrupsionit në burgje.

Sipas SPAK, Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë të implikuar ne dosje, janë përfshirë në një skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës.

Vlerat monetare që jepeshin nga të burgosurit, nëpërmjet familjarëve të tyre shkonin deri në 12 mijë euro, ndërsa SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme janë një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që implikojnë të hetuarit, ndërsa vetë te akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues.

Ndërkaq, mësohet se hetimet për mjekun kardiokirurg Edvin Prifti do të vazhdojnë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy