
Si të mos mjaftojë fakti që duhet të jesh kudo jashtë shtëpisë me një maskë, shkencëtarët në Meksikë kanë krijuar edhe një maskë për momentin kur ha ose pi.
Maska e re vetëm për hundën u krijua me idenë për të mbrojtur njerëzit nga Covid ndërsa uleshin në bare apo restorante, teksa hanë dhe pinë.
E ashtuquajtura maskë për të ngrënë ka dy rripa për t’u fiksuar pas secilit vesh, por mbulon vetëm hundën. Është menduar të vishet nën një maskë normale për fytyrën.
Një video e ‘Reuters’ tregon një grua dhe një burrë në Meksikë duke përdorur maskën e ngrënies, ndërsa qëndrojnë jashtë për të shijuar ushqim dhe pije. Secili prej tyre heq maskën që mbulon hundën dhe gojën për të zbuluar atë më të voglën.
Ajo që duket, por që nuk thuhet, është vështirësia për të marrë frymë, ndërsa të dy mbajnë gojën hapur për të bërë këtë proces.
Shitja e maskave u kthye në një nga bizneset më fitimprurëse nga nisja e pandemisë.
Burimi: Reuters



