Orban: Trump dhe BE mund t’i japin fund konfliktit në Ukrainë për 24 orë

Orban: Trump dhe BE mund t’i japin fund konfliktit në Ukrainë për 24 orë

Donald Trump, kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale në SHB, dhe Bashkimi Evropian mund t’i japin fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orëve, deklaron kryeministri hungarez Viktor Orban.

“Nëse Trump dhe BE do të donin t’i jepnin fund luftës në Ukrainë, ata mund ta kishin bërë brenda 24 orësh. Ne nuk duhet të harrojmë se luftën e bëjnë njerëzit, dhe pikërisht këta njerëz, nëse janë të gatshëm, kanë çdo mundësi. Për të bërë paqe, unë mendoj se nëse Trump do të bëhej president, ai mund të arrinte një armëpushim në Ukrainë brenda një dite dhe më pas të fillonte bisedimet”, tha Orban, për gazetën Il Giornale.

Sipas tij, strategjia e Bashkimit Europian për çështjen e Ukrainës ka dështuar edhe nga pikëpamja taktike.

Drupal Ad

Ne nuk e kuptojmë se po luajmë me zjarrin. Ne duhet të pyesim veten se cilat janë interesat strategjike të Evropës dhe të kërkojmë një armëpushim.

Qytetarët tanë duan paqen, jo luftën, e cila mund të jetë një lojë politike.

Ai tha se pret një shumicë të re të djathtë në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të 8-9 qershorit.

Komisioni Evropian ka dështuar në çështjen e bujqësisë, në konfliktet, në çështjen e migracionit, në ekonomi dhe tani lidershipi i tij duhet të largohet.

Forcimi i demokracisë do të thotë të zgjedhësh një komision të ri, të ndryshëm nga ai aktual, që ishte më i keqi në kujtesën time.

Ai la të kuptohet se shumë varet nga vendimi i homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, liderja e konservatorëve evropianë, dhe Marine Le Pen, kryetarja së grupit parlamentar të partisë Rally Kombëtare Franceze.

Partitë e djathta duhet të bashkëpunojnë, ne jemi në duart e dy grave që duhet të arrijnë marrëveshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy