Prethi: Lapaj do ta marrë mandatin e deputetit. S’e lëmë ne ta refuzojë

Prethi: Lapaj do ta marrë mandatin e deputetit. S’e lëmë ne ta refuzojë

Dorina Prethi nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” tha se Adriatik Lapaj do ta marrë mandatin e deputetit.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” Prethi thotë se ky mandat është i gjithë lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

 “Patjetër që do futet. Ai s’është përgjigjur drejtpërdrejt, por…Atij i është dhënë një mandat. S’e lëmë ne, se është mandati i gjithë lëvizjes. Ne s’punuam për një faktikisht, punuam për shumë. Unë mendoj që s’kemi humbur gjë edhe pse e tha atë deklaratë”.

Ajo tha se ndër të tjera se po diskutohet një bashkëpunim paszgjedhor mes Shqipëria Bëhet dhe Nismës Thurje. 

Kujtojmë që koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë mbi 64 mijë vota në rang vendi, por do të përfaqësohet vetëm me një deputet në Kuvendin e ri. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy