Aksident në një vendpushim popullor skijimi në Tirol të Austrisë, ku një kabinë e teleferikut Acherkogel u përplas në vendpushimin e skive Hochoetz, në luginën Tirol Otztal, duke rënë nga mbi shtatë metër lartësi.
Në momentin e përplasjes në kabinë ndodheshin katër persona të cilët mbetën të plagosur rëndë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10.15 të së martës, teksa aksidenti ndodhi midis shtyllës numër tetë dhe shtyllës numër nëntë që mbështet kabllot e teleferikut.
Sipas gazetës rajonale Tiroler Tageszeitung, përjashtohet një defekt teknik në funksionimin e teleferikut, pasi dyshohet se një pemë ka rënë në kabllon mbajtëse, duke shkaktuar rënien e kabinës.
Sipas kompanisë Bergbahnen Hochoetz, e cila menaxhon teleferikun, pasagjerët në kabinat e tjera mbaheshin të informuar vazhdimisht përmes altoparlantëve të pranishëm në secilën kabinë dhe u dërguan në siguri në stacionin e sipërm ose të poshtëm të ashensorit, i cili arrin një lartësi prej 2020 metrash.
Për momentin nuk dihet ende asgjë për identitetin e të plagosurve rëndë të cilët janë transportuar në spital me helikopter.



