Mëngjesin e sotëm një makinë është hedhur në erë me eksploziv në lagjen nr.2 në Pogradec. Shpërthimi i automjetit veturë tip “Citroen” me targa PG 6433 B në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç, banues në këtë lagje dhe ka ndodhur rreth orës 03: 45 të 1 prillit 2017.
Policia e Korçës informon: “Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qenë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse (eksploziv). Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe xhamat e disa pallateve në afërsi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



