
Shëndeti mendor në shqipëri mbetet një problem shqetësues për të gjithë.
Emisioni investigativ “Xhadat” duke u nisur nga rasti i dy motrave që u dhunuan nga shtetasi Denis Telo, për të cilin gjykata vendosi caktimin e masës së sigurisë të shtrimit të përkohshëm në një spital psikiatrik, ka investiguar në mënyrë të detajuar se sa raste janë me masë, mjekim i detyruar në institucion, burg ose spital psikiatrik dhe sa raste janë masa me mjekim të detyruar ambulator, dhënë nga gjykatat në të gjithë Shqipërinë.
Ne kemi kërkuar informacion në 29 gjykata të shkallës së parë dhe 6 gjykata të apelit në vend dhe sipas të dhënavë zyrtare të ardhura, nga 10 gjykata të shkallës së parë dhe 4 gjykata apeli, në vendin tonë për vitet 2019-2021 janë dhënë masa me mjekim të detyruar për 196 persona. Nga këta, 99 persona kanë masën, mjekim të detyruar në institucion, burg ose spital dhe 97 persona masën, mjekim të detyruar ambulator.
Por nga i gjithë informacioni i mbedhur “Xhadat” kanë evidentuar rastin e Lushnjes, ku statistikat tregojnë se 21 persona kanë masën mjekim i detyruar në institucion, burg ose spital dhe 47 persona kanë masën mjekim i detyruar ambulator.
Lushnja ka sipas censusit të popullsisë rreth 84 mijë banorë. Ky është qyteti ku ka më shumë masa të dhëna nga gjykatat, për përsonat që vuajnë nga shëndeti mendor në raport me popullsinë. Por mediat dhe qytetarët kanë bërë apel në vazhdimësi se nuk mjaftojnë këto masa.
E kundërta ndodh me Tiranën, ku na është përgjigjur vetëm gjykata e Apelit. Sipas të dhënave në 3 vjetët e fundit me mjekim të detyruar në institucion,
burg ose spital, kanë masë 6 persona dhe mjekim të detyruar ambulator kanë masë 2 persona. Dhe kjo në raport me popullsinë që ka kryeqyteti me rreth 900 mijë banorë.
Për këtë arsye në tre qendrat në komunitare të shëndetit mendor në kryeqytet mjekët ngrenë shqetësimin se puna është voluminoze dhe kapacitetet janë të pakta, sepse nuk mund të përballojnë edhe fluksin ambulator çdo ditë edhe ata që trajtohen nga vendimi i gjykatës me masë mjekim i detyruar. Ndaj për këtë arsye që ka stafi mjekësor, grupet e terrenit nuk funksionojnë.
Por të njëjtin shqetësim ngre edhe Komiteti Shqiptar I helsinkit, për rastin e burgut të Shënkollit. Sipas juristes, Ardita Kolmarku, 314 shtetasit që u tranferuan në Nëntor të vitit të kaluar në Shënkoll të Lezhës, pas mbylljes së burgut famëkeq të Zaharisë, po përballen me problematikën e mungesës së stafit mjekësor. Ajo thotë se : “Në strukturë janë vetëm 2 mjekë psikiatër, 10 infermierë, 5 kujdestarë dhe një mjek i përgjithshëm. Ky është një shqetësim real se nuk mund të ndiqen nga kaq pak staf, që në raport me pacientët aty, mjekët nuk e mbulojnë dot ngarkesën. Ndaj edhe pse u bë ky transferim me bujë të madhe, zgjidhja e problemit të tyre nuk është dhenë sespse kushtet përsëri do jenë çnjerëzore”.



