
Maqedonia e Veriut voton sot në raundin e dytë të zgjedhjeve për presidentin e vendit.
Në garë për prostin e presidentit janë kandidati I LSDM-së dhe partive të koalicionit Stevo Pendaroski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska –Davknova.
Vetëm 20.73% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë votuar deri në orën 13:00, për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, numri më i madh i qytetarëve që kanë votuar është regjistruar në Komunën e Berovës, Gjevgjelisë, Kratovës, Kriva Pallankës dhe Prilepit.
Ndërsa, pjesëmarrje më e ulët është regjistruar në Komunën e Bërvenicës, Vrapçishtës dhe Zhelinës. Pjesëmarrja duhet të jetë mbi 40%, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme.
Ndërkohë, sipas mediave vendase, deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.



