
Pavel Antov, deputet rus i partisë Rusia e Bashkuar, i cili kritikoi luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë qershorin e kaluar, u gjet i vdekur të dielën në mbrëmje, pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Rayagada, në shteti indian i Odisha.
Autoritetet indiane kanë hedhur dyshime në media se Antov, i gjetur pa ndjenja mes një pellgu gjaku, ka kryer vetëvrasje në gjendje e depresioni.
Gjithçka pas ndarjes nga jeta dy ditë më parë, dyshohet “nga një atak në zemër” i mikut të tij Vladimir Budanov.
Budanov edhe ai rus, ishte pjesë e grupit prej katër turistësh që kishin mbërritur në hotel disa ditë më parë për të festuar 65-vjetorin e Antovit.



