Shembet vila katërkatëshe në Durrës, familja nën rrënoja kërkon ndihmë (VIDEO)

Shembet vila katërkatëshe në Durrës, familja nën rrënoja kërkon ndihmë (VIDEO)

Tërmeti i sotëm ka shembur tërësisht një vilë katërkatëshe në Durrës. Dyshohet që nën rrënoja të jenë 7 ose tetë persona. Një prej tyre, një djalë 17-vjeçar kërkon ndihmë, por deri tani ka qenë i pamundur shpëtimi i tyre për shkak të mungesës së mjeteve.

Ekspertët thonë se shanset janë të pakëta për të mbijetuar të tjerë, por po punohet për nxjerrjen e tyre.

Mendohet se i bllokuar ka mbetur edhe një prej punonjësve të ekipit të shpëtimit. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Tema TV, në vilë jetonin dy familje dhe mendohet që në momentin e tërmetit aty të ketë pasur edhe miq të tyre.  

 

Zona ku ndodhet vila dhe afërsia me ndërtesat e tjera e ka vështirësuar hyrjen e makinerive të rënda. Për momentin, aty po punojnë vetëm tre efektivë të emergjencave civile, të cilët po largojnë me duar inertet për të nxjerrë të mbijetuarit.  

Në vendngjarje është edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Bratja, së bashku me një grup të ndihmës së shpejtë.

Siç shihet nga pamjet e dërguara nga gazetari Armend Pire, dëme të konsiderueshme ka edhe në ndërtimet përret vilës së shembur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy