
Ish-zv/ministrja e Brendshme, deputetja e PS-së, Elona Gjebrea, ka reaguar pas lajmeve të përhapura sot në media, sipas të cilave, ajo është thirrur në prokurori për të dëshmuar mbi dosjen “Habilaj”.
Ish-numri dy i ministrisë së Brendshme në mandatin e parë qeverisës të PS mohoi aludimet se ka dëshmuar, ndërsa u shpreh për Report Tv se nëse do të thirret do të shkojë për të dëshmuar.
“Nuk jam thirrur për të dëshmuar në prokurori. Jam e hapur për të dëshmar në çdo kohë” deklaroi Gjebrea. Por burime për Report Tv pohojnë se Gjebrea është në listën personave që do të pyeten, së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ata do të dëshmojnë për informacionet që kanë për dosjen ‘Habilaj’ por ende nuk dihet data.



