Radhë kilometrike në Morinë/ Pushuesit nga Kosova dynden drejt bregdetit shqiptar

Radhë kilometrike në Morinë/ Pushuesit nga Kosova dynden drejt bregdetit shqiptar

Java e parë e gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur sot që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinit në Kukës. Mijëra shqiptarë nga Kosova me automjetet e tyre po i drejtohen bregdetit shqiptar.

 Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me tetë sportele, por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike. Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet.

 Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas të Kosovës e vende të tjera të rajonit dhe 356 mijë mjete, tri herë më shumë mjete dhe qytetarë, krahasuar me korrikun e vitit 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy