Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se Policia e Shtetit shqiptar po fillon të ndryshojë.
Sipas Bregut për herë të parë, nuk u dekonspirua një operacion i SPAK-ut nga policia.
Më mirë të kemi drejtorë të paaftë sesa drejtorë të lidhur me krimin. Kjo është shumë e rëndësishme. Lidhjet kriminale vrasin më shumë. Edhe unë jam me teoremën e famshme: "më mirë 100 fajtorë jashtë burgut sesa 1 i pafajshëm në burg”. Shqipëria është në një tranzicion. Duhet frymë e re. Policia po fillon të ndryshojë. Pas 5 vitesh, apo 6 vjet e ca ekzistencë të SPAK-ut për herë të parë u krye një operacion që nuk u dekonsipirua në lidhje me një trafik ndërkombëtar dhe vrasjen e një personi për llogari të grupeve kriminale. Ishin 10 urdhër arreste, u ndaluan 6 persona. Dekonspirimi është më i frikshëm në të gjitha operacionet që ka bërë policia dhe SPAK.



