Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar nëpërmjet një sërë postimesh ne Twiiter ish- drejtorin e FBI-së, James Comey, që të mos publikojë bisedat e tyre private në shtyp.
James Comey do të bënte mirë të shpresonte që të mos kishte regjistrime të bisedave tona para se të fillonte të fliste me shtypin!”, theksoi Trump në një mesazh në rrjetin social Twitter.
Presidenti theksoi dje në një intervistë për NBC se kishte zhvilluar dy biseda telefonike dhe një darkë me Comeyn gjatë të cilave ai e ka pyetur nëse ishte i përfshirë në hetimin e FBI për një bashkëpunim me Rusinë.
“I kam thënë, nëse është e mundur, mund të më thoni nëse ka një hetim për mua? Ai ka thënë se nuk kishte hetim në FBI për lidhjet e mundshme mes rrethit të tij dhe zyrtarëve rusë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.”, theksoi Trump.
Dy hetime po kryhen në Kongres për të përcaktuar nëse ka bashkëpunim me Rusinë për të favorizuar kandidaturën e republikanit në kurriz të kundërshtares demokrate, Hillary Clinton.
Presidenti, më herët këmbënguli se nuk ishte nën hetim nga FBI-ja.



