
Huawei merr masat pas kufizimeve të vendosura nga SHBA dhe disa kompani të mëdha amerikane.
Pasi Google i ndaloi aksesin në sistemin Android, gjiganti kinez i teknologjisë po punon për një sistem të vetin. Huawei planifikon që ai të jetë gati në vjeshtë të këtij viti dhe në rast vonese, afati i fundit parashikohet pranvera e 2020-s.
Lajmin e ka bërë të ditur Richard Yu, shef i departamentit të konsumatorëve të klasit biznes në Shenzen, ku kompania ka qendrën.
“Global Times” e komenton këtë lëvizje si “strategjia e Huaweit për t’u bërë e pavarur" dhe për të gjetur zgjidhje alternative pas kufizimeve të vendosura nga administrata Trump dhe kompanitë e mëdha si Google.



