Shoqata e Transportit paralajmëron qeverinë: Nuk nisim punën të hënën pa na u plotësuar kushtet (VIDEO)

Shoqata e Transportit paralajmëron qeverinë: Nuk nisim punën të hënën pa na u plotësuar kushtet (VIDEO)

Shërbimi i transportit publik në vend nuk do të nisë deri në plotësimin e kërkesave që shoqatat kanë bërë ndaj qeverisë dhe ministrisë së Infrastrukturës.

Përfaqësues nga unioni i disa shoqatave të transportit në Shqipëri në një deklaratë për mediat sot thanë se presin që qeveria të “reflektojë në të kundërt ne nuk mund të vazhdojmë kështu, do mblidhemi me operatorët e do vendosim hapin e radhës”.

“Jemi i pari kryeqytet pa një stacion treni, ju lutem mos e vrisni autobusin, mos e ktheni vendin e parë pa autobus.

Nëse financiarisht s’bëhet e mundur, pra s’plotësohen kërkesat, e pamundur që të rifillojmë shërbimin.

Rishikimin e protokollit të sigurisë, nëse s’bëhet i mundur operimi sipas cdo vendi të botës, si ne Evropë, në mënyrën si është bërë te ne s’është funksionale, s’duhet të jetë përgjegjësi e transportit publik sjellja e qytetarit në autobus. Të na thërrasin, asnjë nga grupet tona të interesit s’është ulur në një tryezë, përballemi edhe me deklaratën e ministres së Infrastrukturës, që nuk qetëson situatën aspak, nuk ishit kërkesat tona të shoqatës ato që patë dje, ishin të punonjësve por ne i respektojmë, ne kërkojmë 4 pika, nëse si ka të qarta, mund të ulemi e tja sqarojmë më qartë".

Më tej ata shprehen se kërkojnë që të ulen me qeverinë dhe ministrinë të bisedojnë se si mund të bëhet me e mira. Në këto kushte nuk mund të fillohet punë, pasi protokollet janë të pazbatueshëm .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy