Maqedonia shënon shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orë

Maqedonia shënon shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raportoi sot për shtatë pacientë të vdekur dhe 89 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1529 mostrave.

Në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-1, Strugë-3, Manastir-1, Ohër-4, Kavadar-3, Gostivar-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë -1, Koçani-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-3, Valandovë-1, Delçevë-2, Kërçovë-2.

Jetë kanë ndërruar tre pacientë nga Shkupi (72, 84 dhe 65 vjeçar), një pacient nga Prilepi (65), një nga Tetova (62), një nga Gostivari (74) dhe një pacient nga Kërçova (58). Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 215 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 585.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 14,004persona.

Prej tyre, 10,722 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.697.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy