Lazimi: Në vendet e punës po ndodh “dorëheqja e madhe”. Në Shqipëri, ekonomia është 35% informale  (VIDEO)

Lazimi: Në vendet e punës po ndodh “dorëheqja e madhe”. Në Shqipëri, ekonomia është 35% informale (VIDEO)

Për ekspertin e ekonomisë, Majlind Lazimi, ka sektorë të caktuar të shërbimeve që janë të detyruar që të shërbejnë në shtatë ditë të javës dhe se nga pikëpamja ligjore sa i takon Kodit të Punës, është përditësuar dhe do të ketë përditësime vazhdimisht pasi tregu i punës po shënon ndryshime të vazhdueshme.

Në emisionin MCN Economy, Lazimi përmendi se në ditët e sotme po flitet për “dorëheqjen e madhe” e cila u pa pas pandemisë, pasi shumë punonjës panë se kanë punuar më shumë nga sa duhet, duke mos pasur një ekuilibër mes jetës dhe punës.

Duke komentuar një studim për Kodin e Punës sa i takon legjislacionit dhe të drejtave të punonjësve, ku rezultoi se 44% e bizneseve japin leje të papaguar, Lazimi e cilësoi si një përpjekje të mirë, të paturit e një studimi të kësaj natyre.

Ne e dimë që ka njerëz që punojnë më shumë nga sa e parashikon ligji, ka njerëz që nuk marrin leje dhe nuk paguhen. Punëmarrësit kanë një lloj frike për të dhënë një përgjigje 100% të saktë lidhur me kushtet e punës.

Tregu i punës në Shqipëri ka mjaftueshëm fleksibilitet dhe në momentin që fleksibiliteti është që heq dikë nga puna dhe gjej dikë tjetër, kam fleksibilitet të marrë dikë tjetër.

Mungesa e stafit është problem shumë i madh, së pari nuk kemi mjaftueshëm staf të kualifikuar në sektorë të caktuar, dhe emigracioni. Dhe së treti të rinjtë punën që po bëjnë nuk e kanë ambicie.

Ka presion shtesë ndaj punëdhënësit për rritje dhe nga ana tjetër nuk ka mjaftueshëm punonjës në treg çka do të thotë se duhet të paguash shumë më tepër një menaxher hoteli në jug, për ta pasur në treg.

Ajo që çalon është raporti punëmarrës-punëdhënës për të kuptuar çfarë kërkon një punëmarrës, nëse kërkon fleksibilitet, apo për të kaluar në 4 ditë jave.

Ka dhe njerëz që punojnë në 12.00 të natës dhe janë produktivë. Çdo punëdhënës nuk do të paguajë sigurimet shoqërore dhe as kohën shtesë të punës.

Nga zbatimi de fakto me atë që është shkruar në Kod Pune ka diferenca, ka informalitet.

Në Shqipëri është 35% e ekonomisë informale, që nuk figurojnë as në Tatime as nuk e dimë si punojnë dhe një pjesë e mirë janë SME.

Lidhur me statusin e punonjësit beqar apo i martuar, Lazimi tha se një vajzë e re që është e martuar dhe mund të marrë leje lindje më vonë, shihet me skepticizëm për t’u marrë në punë, ashtu sikundër një shtatzënë, e cila refuzohet që të merret në punë.

Në vijim të fjalës së tij Lazimi shtoi se njerëzit që kërkojnë të bëjnë dy punë, e bëjnë për arsye ekonomike.

Në këtë drejtim ngriti si shqetësim se do të ketë probleme shëndetësore vetë individi që bën dy punë, ku tha se do të shtohen shpenzimet buxhetore edhe të shtetit si nga pikëpamja shëndetësore dhe mendore, për kujdesin e tyre.

Sa i takon numrit të pasiguruarve, bëhet fjalë për kompani që janë formale. Nëse një biznes ka punësuar 100 veta, ka punësuar realisht 102, por janë të pasiguruar.

Numri  i informalëve është shumë i madh, jo vetëm i individëve. Duhet parë se përse njerëzit nuk shkojnë drejt formalizimit, dhe unë e shoh nga pikëpamja e taksave.  

Duhen incentiva mbështetëse. Dikush që ka një rrogë me pagë minimale, do preferonte që sa të paguante siguracionet është më mirë ti marrë në xhep.

Është elementi në raport mes konsumit aktual se sa me investimin në afatgjatë. Duhet të kemi ca politika motivuese, incnetivuese të paktën paga deri në nivelin mesatar.

Skema është e tillë që ajo që është e rrezikshme, kemi 1.5 të punësuar për 1 pensionist. Kjo vjen për shkak të emigracionit, lindshmërisë së ulët dhe rritjes së moshës. Gjithë këta faktorë janë koktejl negativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy