Bozdo: Punonjësit e administratës po kërcënohen me vendin e punës, u kërkohen 10 vota nga shqiptarët që janë jashtë (VIDEO)

Bozdo: Punonjësit e administratës po kërcënohen me vendin e punës, u kërkohen 10 vota nga shqiptarët që janë jashtë (VIDEO)

Drejtuesi i qarkut Berat për Partinë Demokratike, Enno Bozdo, për pritjen me protesta të kryeministrit Edi Rama në takimin me shqiptarët në Selanik të Greqisë, thotë se sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve, aq më shumë reagime të tilla do ketë dhe nuk ka nevojë të jenë të koordinuara nga PD.

Bozdo deklaroi për MCN Live, se Edi Rama është duke iu folur njerëzve që kanë braktisur vendin për hir të tij dhe qeverisjes së tij dhe se shteti shqiptar ua ka mbyllur derën, ku në dekadën e fundit kemi mbi 1 milionë shqiptarë që janë larguar.

Por ai denoncoi se punonjësit e administratës po kërcënohen me vendin e punës, nëse nuk gjen secili nga 10 vota të sigurta nga shqiptarët që janë në emigracion.

Mesazhet ndër vite në takimet me diasporën, Edi Rama i ka të njëjta, të tentosh të tërheqësh simpatinë e shqiptarëve duke u viktimizuar, është e vakët.

Një mandat i katërt për Kryeministrin, do të thotë që ajo sallë të jetë 2-3 herë më të madhe, pasi numri i të larguarve do të rritet më tej.

Nuk mundet që Shqipëria të integrohet në BE, për pesë vite, është diçka e pamundur në situatën ku jemi.

Shqipëria do të kërkojë dekada të tëra për t’u futur në BE. Nëse ka një shans, ndonëse jo në 2030, është fitorja e PD në këto zgjedhje.

Çdo njeri që jeton në Greqi e njeh shumë mirë situatën në Shqipëri, njeh varfërinë, korrupsionin.

Jemi gjashtë muaj para zgjedhjeve, por nuk ka sens më të flasësh për program ku Shqipëria është katandisur siç është katandisur.

Me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bandat bëjnë ligjin.

Çfarë duhet më shumë për të bindur njerëzit dhe opinionin ndërkombëtar, që ky është një shtet që nuk ka lidhje me ligjin dhe shtetin e së drejtës dhe se mbijeton me instrumente të kriminalizuara.

Nëse deri tani diferencat janë bërë mbi programet në zgjedhje, edhe në 2025 dilemat që s’do kenë shqiptarët një mandat për opozitën për të kthyer vendin në normalitet apo një mandat i katërt për PS për ta zhbërë dhe kriminalizuar më tej këtë vend.

Bozdo shtoi se partia kryesore opozitare ka të burgosur politik kryetarin e saj, deputetin Ervin Salianji dhe se forca e dytë e opozitës ka të rrëmbyer në mes të rrugës ish-Presidentin Ilir Meta.

Në vijim ai deklaroi se kandidatura kryesore për kryeministër nga opozita, është Sali Berisha.

Lidhur me denoncimin e tij se administrata po detyrohet të gjejë nga 10 vota për shqiptarët që janë jashtë, Bozdo tha se tashmë patronazhistët janë kthyer vullnetarë.

Vullnetarët të cilët qëllojnë të jenë të gjithë të administratës publike, iu është dhënë formulari në dorë dhe iu është thënë se minimalisht 10 vota të sigurta nga shqiptarët që janë jashtë, pasi në të kundërt vendet e punës janë në rrezik.

Unë iu kërkoj shqiptarëve që në çastin e votimit të jenë të sigurtë për vendimmarrjen historike për Shqipërinë. Reflektoni për hallet dhe problemet tuaja.

Kapet punonjësi i administratës publike dhe i thuhet, do të ruash vendin e punës, 10 vota të sigurta. Ky është një kërcënim me bukën e gojës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy