Një 47-vjeçar shqiptar ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugor mbrëmjen e së mërkurës në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën provinciale Cuneo-Savigliano, ku 47-vjeçari Gazmend Dervishi po udhëtonte me motor.
Mjeti i tij është përplasur me një makinë që vinte në drejtimin e kundërt. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe pavarësisht mbërritjes menjëherë në vendin e ngjarjes, Dervishi nuk ia ka dalë t’u mbijetojë plagëve të marra.



